Ekonomia Dixhitale i referohet një ekonomie që bazohet në teknologjitë kompjuterike dixhitale.
Është quajtur edhe Ekonomia e Internetit, Ekonomia e Re, Ekonomi Sintetike ose Web-Ekonomia.
Por termi Ekonomi Dixhitale ndërthuret me ekonominë tradicionale duke e bërëvizionin më të fuqishëm për të treguar si Interneti do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes pas vitit 1995.
Ekonomia dixhitale mbështetet në tre komponentë kryesorë që janë:
Por sot aplikacionet dhe risitë teknologjike po i shkrijnë kufijtë e komponentëve të mësipërm dhe po rrisin kompleksitetin, suportuar nga rrjetet sociale dhe platformat “mobile”.
Në ekonominë e re, infrastrukturat dixhitale të rrjeteve dhe komunikacionit ofrojnë një platformë dixhitale globale në të cilën njerëzit dhe organizatat ndërveprojnë, komunikojnë, bashkëpunojnë dhe kërkojnë për informacion në përputhje me strategjitë e biznesit.
Një ekonomi virtuale është një ekonomi në zhvillim që ekziston në një botë virtuale ku shkëmbehen mallra virtuale. Njerëzit hyjnë në këto ekonomi virtuale për rikrijim dhe zbavitje (për shembull avatarët në një ekonomi virtuale) më shumë se për nevojë, që do të thotë se ekonomitë virtuale vuajnë mungesën e aspekteve të një ekonomie reale; por njerëzit ndërveprojnë me to për përfitime reale ekonomike.
Era e biznesit dixhital ndihet ngado; ndërmarrjet mundësuar nga inovacioni dhe zgjerimi I kanalit janë duke lëvizur pas teknologjisë.
Teknologjitë e fundit si media sociale, cloud, mobile, “big data”, marketing dixhital dhe “cybersecurity” janë duke nxitur krijimin e modeleve inovative të biznesit që mundësojnë burimet e reja të të ardhurave, manaxhimin e shpenzimeve dhe riskun e sigurisë në koorporata.
You must be logged in to post a comment.
DurresInfo u themelua ne vitin 2022 si platforma e pare inteligjente e mbi 1000 bizneseve te Durresit. .... me shume
Shiko ketu te portalit Politikat e Privatësisë DurresInfo
NIPT : M113055015
ADRESA: Përballë Drejtorisë së Tatimeve, Rruga Egnatia, Durrës 2001, Albania
Portali prezanton Bizneset e Durresit, produktet dhe sherbimet e tyre, punet e kryera e ato ne zhvillim… me shume
Your Pro Helper
Copyright © 2024 Durres Info.. Powered by Smart Center.
Portali DURRESINFO ruan te dhenat e privatesise te bizneseve dhe qytetareve sipas DIREKTIVES EUROPIANE TE RUAJTJES SE TE DHENAVE duke bere transparence te plote per to.