Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.
Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.
E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.
Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë.
You must be logged in to post a comment.
DurresInfo u themelua ne vitin 2022 si platforma e pare inteligjente e mbi 1000 bizneseve te Durresit. .... me shume
Shiko ketu te portalit Politikat e Privatësisë DurresInfo
NIPT : M113055015
ADRESA: Përballë Drejtorisë së Tatimeve, Rruga Egnatia, Durrës 2001, Albania
Portali prezanton Bizneset e Durresit, produktet dhe sherbimet e tyre, punet e kryera e ato ne zhvillim… me shume
Your Pro Helper
Copyright © 2024 Durres Info.. Powered by Smart Center.
Portali DURRESINFO ruan te dhenat e privatesise te bizneseve dhe qytetareve sipas DIREKTIVES EUROPIANE TE RUAJTJES SE TE DHENAVE duke bere transparence te plote per to.