Më 23-25 prill në Lushnje mbahet Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë 2025 – inovacion, produkte vendase dhe teknologji për fermerët shqiptarë.
Ditët e Bujqësisë 2025 vijnë këtë prill në zemër të Myzeqesë, në Lushnje, si panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar për sektorin bujqësor në Shqipëri. Nga data 23 deri më 25 prill 2025, fermerë, sipërmarrës, kompani teknologjike dhe institucione do të prezantojnë risitë më të fundit në: bujqësinë organike, teknologjinë bujqësore, reduktimin e mbetjeve, sigurinë ushqimore dhe digjitalizimin rural.
Eventi synon të krijojë një platformë bashkëpunimi ndërmjet aktorëve vendas dhe të huaj, duke ofruar mundësi konkrete për partneritete, rritje të eksporteve dhe fuqizim të fermerëve shqiptarë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me produktet më të mira vendase dhe pajisjet më të reja për prodhim bujqësor efikas dhe të qëndrueshëm.
📍 Lushnje, Shqipëri | 📅 23-25 Prill 2025 Organizuar nga: Iceberg Exhibitions, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkinë Lushnje.