Miratohet udhëzimi për shërbimet e trashëgimisë kulturore, tarifat e reja deri në 500 mijë lekë

Udhëzimi i përbashkët i ministrive hyn në fuqi

Ka hyrë në fuqi udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, i cili përcakton tarifat për shërbimet e trashëgimisë kulturore, përfshirë aplikimet, shërbimet arkeologjike dhe dokumentacionet nga Arkivi Teknik i IKTK-së. Ky udhëzim është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe synon të formalizojë pagesat për shërbimet që Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ofron për qytetarët, kompanitë dhe institucionet.

Tarifat për ndërhyrje në pasuri kulturore

Sipas udhëzimit, aplikimi për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale do të kushtojë 10,000 lekë, një tarifë e unifikuar që zbatohet për të gjitha kategoritë, përfshirë:

  • Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe të Dytë
  • Qendra Historike dhe Ansamble Historike Urbane
  • Zonat Arkeologjike dhe Parket Arkeologjik
  • Vepra arti dhe zona të mbrojtura

Tarifat për shërbime arkeologjike

Për shërbimet në terren janë përcaktuar tarifat e mëposhtme:

  • Mbikëqyrje arkeologjike – 20,000 lekë/ditë
  • Gërmime dhe sondazhe arkeologjike – 70,000 lekë/m3
  • Vëzhgim intensiv arkeologjik – nga 50,000 lekë për projekte të vogla, deri në 500,000 lekë për sipërfaqe mbi 25,000 m2

Arkivi Teknik dhe dokumentacioni

Edhe Arkivi Teknik i IKTK-së do të ofrojë shërbime me tarifa të reja:

  • Përgjigje shkresore: 2,000 lekë
  • Përgjigje digjitale: 1,500 lekë
  • Dokumente teknike në format A4 ose A3 – nga 2,000 deri në 2,700 lekë

Këto tarifa ndryshojnë në varësi të formatit dhe mënyrës së dorëzimit (fizike ose digjitale).

Synimi i udhëzimit të ri

Udhëzimi për tarifat e trashëgimisë kulturore synon të sigurojë transparencë, të rregullojë procedurat dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve për publikun dhe bizneset. Të ardhurat e mbledhura do të ndahen mes buxhetit të shtetit dhe buxhetit të IKTK-së, ndërsa institucionet publike dhe shtetërore përjashtohen nga këto pagesa./Monitor

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment