Beauty & Healthy Institute në Durrës është në kërkim të një estetisteje të talentuar për t'u bashkuar me ekipin tonë profesionist. Nëse ke pasion për bukurinë dhe dëshirë për të ndihmuar klientët të ndihen më të bukur dhe më të sigurt, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat:
Kryerja e trajtimeve të fytyrës dhe trupit.
Përdorimi i produkteve kozmetike të avancuara dhe teknikave të fundit.
Konsultimi me klientët për nevojat e tyre të lëkurës dhe rekomandimi i trajtimeve të përshtatshme.
Mbajtja e ambientit të punës të pastër dhe të organizuar.
Kërkesat:
Eksperiencë e mëparshme në fushën e estetikës.
Njohuri të mira për produktet dhe trajtimet kozmetike.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
Diplomë apo certifikatë në estetikë.
Çfarë ofrojmë:
Pagë konkuruese dhe bonuse motivuese.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.