Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km në perëndim të kryeqytetit të Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë (me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin e ri të shtetit shqiptar.
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti i Dyrrahut u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII–XI p. K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I–III e. s., qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.
Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar. Gjithashtu, Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Për më tepër, Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës – Kukës – Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën.
Qarku i Durrësit përkufizohet në një sipërfaqe prej 766 km² dhe ndodhet në Rajonin Verior të Republikës së Shqipërisë, kufizohet me detin Adriatik në perëndim, qarqet Lezhë në veri, Dibër në lindje dhe Tirana në jug. Qarku shtrihet midis gjerësisë gjeografike 41° dhe 23° në veri dhe gjatësisë 19° dhe 30° lindore. Për shkak të afërsisë me Detin Mesdhe, disa lumenj, të mëdhenj e të vegjël, rrjedhin në të gjithë qarkun. Ishëm është lumi më i gjatë në qark që buron nga malet e Skënderbeut në qarkun e Tiranës dhe rrjedh nëpër qark derisa arrin në detin Adriatik.
Bukuroshja e Durrësit është një mozaik 2400-vjeçar polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Ky mozaik u zbulua në vitin 1917 në Durrës. Mozaiku ka një sipërfaqe prej 9 metrash katrorë dhe ka një formë eliptike që paraqet kokën e një gruaje në një sfond të zi, të rrethuar nga lule dhe elemente të tjera lulesh.
Durrësi është një qytet me një histori të pasur dhe një rol të rëndësishëm ekonomik. Për më shumë informacione dhe për të eksploruar më shumë rreth Durrësit, ju ftojmë të vizitoni:
Viti 2024 ka sjellë energji të reja dhe mundësi të jashtëzakonshme për qytetin e Durrësit, duke e bërë atë një qendër atraktive për investime dhe zhvillim ekonomik. Bizneset…
Në këtë ditë të mrekullueshme me diell, nuk ka vend më të përshtatshëm për të shijuar një kafe të ngrohtë sesa qyteti i Durrësit. Me pamje mahnitëse…
Apple shpesh i mban entuziastët në dyshim, por raportet e fundit sugjerojnë një valë produktesh të reja që priten për vitin 2025. Produkte të reja Apple për vitin…
Në vitin 2025, Shqipëria pritet të mirëpresë një sërë panaire të mëdha, duke sjellë mundësi të reja në turizëm, teknologji, bujqësi dhe ekonomi të gjelbër. Me një fokus…
Ekonomia shqiptare ka potencial për të përshpejtuar rritjen në vitin 2025, e mbështetur nga një turizëm në zhvillim dhe një rimëkëmbje graduale e konsumit. Megjithatë, varësia nga sektori…
Eja në Durrës dhe zbulo një përvojë kulinare të paharrueshme! Me një histori të pasur dhe një kuzhinë që pasqyron shijet e detit dhe traditat shqiptare, Durrësi ofron…