Website

https://www.aiba.al/

Përshkrimi

A.I.B.A KOMPANI, themeluar nga vëllezërit Agron dhe Armand Duka në vitin 1990 në Shijak, fillimisht si një bar-kafe. Me kohën, ata zgjeruan aktivitetin në tregtimin e elektroshtëpiakeve dhe ushqimit blegtoral. Në vitin 1994, ata themeluan A.I.B.A KOMPANI me qëllim prodhimin dhe tregtimin e ushqimit blegtoral. Për këtë qëllim, ata privatizuan një ish-fabrikë të ushqimit blegtoral në Shkozet.

Në të njëjtën periudhë, ata filluan tregtimin ekskluziv të automjeteve “Scania” dhe investuan në një fermë pulari me 5,000 krerë. Kjo nismë ishte pjesë e valës së iniciativave të lira që po përjetonte Shqipëria në atë kohë.

Në vitet ’90, A.I.B.A KOMPANI arriti marrëveshje me kompanitë ndërkombëtare “Divella” në 1995 dhe “Ariston” në 1996 për tregtimin ekskluziv të produkteve të tyre në Shqipëri. Kjo sfidë e tyre shënoi rritjen dhe suksesin e biznesit të tyre.
THEMELIMI
Viti 1999, aksionerët e vetëm të konglomeratit A.I.B.A KOMPANI vendosën të investojnë në zgjerimin e pularisë duke bashkëpunuar me kompaninë lider në ndërtimin dhe montimin e pularive bashkëkohore “Facco” duke e zgjeruar në përmasa të konsiderueshme dhe duke e kthyer A.I.B.A KOMPANI në një nga faktorët më të rëndësishëm në industrinë e vezëve, ku në ditët e sotme ka siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezëve në Shqipëri si dhe ushqimit blegtoral, duke numëruar 500,000 krerë pula, 110 milion kokrra prodhim mesatar vjetor, 4,000m² ambiente prodhimi, magazinimi.

Përgjatë vitit 2010 në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit dhe investimeve brenda industrise së prodhimit duke ngritur fabrikën e pare të plehut organik, e para në llojin e saj për një pulari e cila mbetjet e saj i përpunon duke i kthyer ne pleh organik për fermat bujqësore. Gjatë vitit 2019, kompania A.I.B.A KOMPANI zgjatoi aktivitetin e saj dhe me linjën e e vezës së lëngshme të pasterizuar, një investim me vlerë 1 milion euro dhe me orientim “business to business”. Ky investim ka shenjuar një epokë të re për kompaninë “Aiba”ku përmasat e saj tashmë i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Vendndodhja
  • AIBA Company, Lagjja 14 Shkozet, Rruga Sali Nivica, Durrës, Albania

NIPT

J61818528J

Cel

+355 68 601 4140

Na ndiqni në rrjetet sociale
Kontaktoni biznesin

    • No comments yet.
    • Add a review