Kategoritë
Website

https://www.muzehlab.org.al

Përshkrimi

MuZEH Lab ofron një mundësi të jashtëzakonshme për përvoja të ndryshme, duke synuar përfshirjen dhe angazhimin e vizitorëve brenda mjediseve tona. Nëse planifikoni të organizoni një vizitë në Durrës me turistë, miq specialë, delegacione apo studentë, mos hezitoni të na vizitoni.

Konceptuar si një hapësirë muzeale dhe krijuese njëkohësisht, MuZEH Lab ka një kapacitet maksimal prej 12 vizitorësh në të njëjtën kohë. Kjo siguron një angazhim të plotë përmes përvojave unike brenda hapësirës sonë.

Paketa për Vizitorët - 500 ALL për person përfshin:

Paneli i Historisë së Lojërave dhe Lodrave / Video animuese angazhuese
Vizitë në:Ekspozitën e Kulturave
Galerinë e Jorganit dhe Artizanëve
Përvojat tek MuZEH Lab përfshijnë:

Punëtori: Qëndis Jorganin (Për mosha 13+)
Aktivitet: Shih Xhubletën - Provo Xhubletën - Luaj me Xhubletën (Për mosha 10+)
Eksperiencë: Porta e Dëshirave - Shkruaj dhe vendos dëshirën tënde (Për mosha 10+)
Me kërkesa të veçanta mundësojmë:

Shijim Gastronomie Artizanale
Ecje Tematike - Shtegu i Dyerve të Vjetra, me rezervim në shqip/anglisht
Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me historinë e arkitekturës dhe zhvillimin urban të Durrësit, historikun e banesës, dhe të eksplorojnë vetë përmes konceptit të angazhimit emocional që zhvillohet në hapësirën tonë.

Vendndodhja
Cel

+355 67 613 3262

Na ndiqni në rrjetet sociale
Kontaktoni biznesin

    • No comments yet.
    • Add a review