Kategoritë
Website
https://rimini.restaurant/
Përshkrimi
Bazuar në eksperiencën 15-vjeçare në Itali dhe më saktësisht në atë të zonës Emilia-Romagna, dy ortakët Adi & Liri vendosin të transferojnë nga një breg i Adriatikut në bregun tjetër, atë çfarë më mirë dinë të bëjnë, të ofrojnë shërbimin e tyre në fushën e gatimit. Në 2006 lind kështu Restorant Rimini. Vetë emri ka dashur të përmbledhë origjinën e mjeshtërisë dhe profesionalitetit të dy djemve durrsakë.
Restorant Rimini solli një kulturë te re në ngrënie, me pikat më të forta: freskinë e produkteve, mënyrën artizanale të prodhimit të pastës së freskët, origjinalitetin dhe konceptimin e picës si produkt 100% Italian, mënyrën krejt të re të gatimit apo mos-gatimit (krudot e famshme lindin këtu) të gjithë produkteve të detit, guzhinë kjo krejt e paeksploruar deri në atë moment në Shqipëri, duke u bërë guidë për ata që ishin dhe ata që erdhën pas.
Prej 2006
Përse tek Rimini? Sepse Rimini është një premtim dhe një garanci që çdo herë do të gjesh atë që pret, atë që ke lënë herën e fundit, të njëjtën shije, të njëjtën delikatesë dhe përkujdesje ndaj asaj që klienti kërkon. Rimini nuk kopjon, por krijon, eksperimenton, përmirëson dhe njëkohësisht i mbetet besnik misionit të tij: Ofro më të mirën, me thjeshtësi, sepse gjithçka shkon e vjen, por shijet bazë mbeten.
Përse tek Rimini? Sepse çdo pjatë që serviret ka brenda freskinë dhe cilësinë e padiskutueshme të produkteve, sqimën e guzhinës italiane, një skuadër të madhe që e krijon atë, temperamentin e nxehtë shqiptar, buzëqeshjen deri në tryezë, prandaj …një gotë verë dhe shijojeni….
Videot
Zona
Vendndodhja
-
Restorant Rimini Durrës, Rruga Taulantia, Durrës, Albania
smartcenterdr
24/05/2024 at 18:29excellent!