Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qendror shqiptar, rreth 33 km në perëndim të kryeqytetit të Tiranës. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë (me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi, kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryeqytetin e ri të shtetit shqiptar.
Historia e Pasur e Durrësit
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut të lashtë dhe mesjetar. Qyteti i Dyrrahut u ndërtua nga ilirët taulantë, dallëndyshasit në shekujt XIII–XI p. K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve të quajtur protoilir, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para parahistorike. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrrah dhe Epidamn. Ai kishte edhe punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave të lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që janë prerë në Dyrrah. Ndërsa për lulëzimin urban dëshmon mozaiku i një dyshemeje, i quajtur Bukuroshja e Durrësit. Nga shekulli I–III e. s., qyteti i Dyrrahut përjetoi një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor.
Roli Ekonomik i Durrësit
Durrësi ndodhet rreth 35 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Është qendra e sistemit hekurudhor shqiptar. Gjithashtu, Durrësi është edhe porti më i rëndësishëm në vend dhe lidhet me Italinë me anë të trageteve të linjës Durrës – Bari, Durrës – Ankona, Durrës – Trieste. Për më tepër, Durrësi është edhe pikënisja e korridorit 8, si dhe kryqëzim i linjave më të rëndësishme të autorrugëve, ku më e rëndësishmja është linja Durrës – Kukës – Morinë e cila lidh Shqipërinë me Kosovën.
Gjeografia dhe Klima e Durrësit
Qarku i Durrësit përkufizohet në një sipërfaqe prej 766 km² dhe ndodhet në Rajonin Verior të Republikës së Shqipërisë, kufizohet me detin Adriatik në perëndim, qarqet Lezhë në veri, Dibër në lindje dhe Tirana në jug. Qarku shtrihet midis gjerësisë gjeografike 41° dhe 23° në veri dhe gjatësisë 19° dhe 30° lindore. Për shkak të afërsisë me Detin Mesdhe, disa lumenj, të mëdhenj e të vegjël, rrjedhin në të gjithë qarkun. Ishëm është lumi më i gjatë në qark që buron nga malet e Skënderbeut në qarkun e Tiranës dhe rrjedh nëpër qark derisa arrin në detin Adriatik.
Bukuroshja e Durrësit: Një Mozaik i Lashtë
Bukuroshja e Durrësit është një mozaik 2400-vjeçar polikromatik i shekullit IV p.e.s. dhe është mozaiku më i lashtë dhe më i rëndësishëm i zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Ky mozaik u zbulua në vitin 1917 në Durrës. Mozaiku ka një sipërfaqe prej 9 metrash katrorë dhe ka një formë eliptike që paraqet kokën e një gruaje në një sfond të zi, të rrethuar nga lule dhe elemente të tjera lulesh.
Zbuloni Më Shumë në DurresInfo
Durrësi është një qytet me një histori të pasur dhe një rol të rëndësishëm ekonomik. Për më shumë informacione dhe për të eksploruar më shumë rreth Durrësit, ju ftojmë të vizitoni:
Postime të tjera
Gjithçka që Duhet të Dini për iPhone 16, 16 Plus, 16 Pro dhe 16 Pro Max
Apple ka sjellë një linjë të re të iPhone-ve për vitin 2024 me modele të përmirësuara që përfshijnë iPhone 16, 16 Plus, 16 Pro, dhe 16 Pro Max.…
Shkolla e Re 9-Vjeçare “Demokracia” në Durrës
Një Hap për Arsim të Avancuar në Durrës Durrësi së shpejti do të mirëpresë një shkollë të re 9-vjeçare me standarde bashkëkohore, e quajtur “Demokracia”, e cila do…
Kopshtet që Hapin Dyert në Durrës për këtë Sezon
Zgjedhja e një kopshti për fëmijën tuaj është një vendim që ndikon ndjeshëm në zhvillimin e tij të hershëm. Sipas studimeve, 85% e zhvillimit të trurit ndodh para…
Bizneset më të Reja në Durrës që Duhet t’i Vizitoni
A jeni duke kërkuar për vende të reja emocionuese në Durrës? Qoftë nëse jeni vendas apo vizitor, këto biznese po bëjnë bujë dhe ia vlejnë të vizitohen. Adria…
Dyer të Blinduara dhe Dyer të Brendshme: Zgjidhja Ideale për Shtëpinë dhe Biznesin Tuaj nga Upa & Fluzer Company
Kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e dyerve të brendshme dhe dyerve të blinduara, është e rëndësishme të zgjidhni një prodhues të besuar që ofron cilësi, siguri dhe estetikë…
Si po Ndikon Teknologjia në Zhvillimin e Bizneseve Lokale në Durrës
Teknologjia po transformon mënyrën se si operojnë bizneset në Durrës, duke u dhënë mundësi për të përmirësuar shërbimet dhe për të zgjeruar tregun e tyre. Nga adoptimi i…