“Flota detare u zgjerua, por zënia e peshkut ra me 15% në 2024”

Rënie e prodhimit peshkatar pavarësisht zgjerimit të flotës detare

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2024, flota detare në Shqipëri u zgjerua me mjete të reja lundruese dhe numri i subjekteve të licencuara për aktivitet peshkimi arriti në 833, me një rritje prej 22 subjektesh krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, pavarësisht këtyre investimeve, zënia totale e peshkut ra me 14,9%, nga 19.338 tonë në vitin 2023 në 16.452 tonë në vitin 2024.

Akuakultura dominoi strukturën e prodhimit, por pësoi rënie

Struktura e peshkimit në Shqipëri u dominua nga akuakultura, e cila përbën 43,6% të totalit (7.165 tonë), e ndjekur nga ujërat e brendshme me 27,4% (4.505 tonë) dhe peshkimi detar me 23,5% (3.869 tonë).
Megjithatë, peshkimi nga akuakultura pësoi një rënie të ndjeshme prej -21,6% në krahasim me vitin paraardhës.

Zhvillimi i peshkimit në liqenet shqiptare

Një pjesë e rëndësishme e prodhimit të rasateve të peshkut u përqendrua në Liqenin e Ohrit ku gjatë vitit 2024 u hodhën:

  • 1,2 milionë rasate të Troftës Ylber
  • 1,8 milionë rasate të Koranit
  • 0,8 milionë rasate të Krapit

Këto shifra tregojnë për përpjekje në rritje për të rigjeneruar biodiversitetin dhe për të mbështetur peshkimin në ujërat e brendshme.

Ulje e prodhimit nga peshkimi detar dhe rritje për molusqet

Zënia e peshkut detar ka rënë me -18,1%, nga 676 tonë në 2023 në 554 tonë në vitin 2024.
Në të njëjtën kohë, është shënuar një rritje e ndjeshme në zënien e molusqeve, me 14,5% më shumë krahasuar me një vit më parë (nga 186 tonë në 213 tonë).

Ku ndodhen flotat peshkore në Shqipëri?

Flota detare shqiptare operon kryesisht në Adriatikun e Jugut. Shpërndarja e anijeve të licencuara për vitin 2024 është si më poshtë:

  • 36,5% në Portin e Durrësit
  • 30,7% në Vlorë
  • 2,2% në Lushnjë-Fier
  • 1,6% në Himarë

Nga pikëpamja e teknologjisë së përdorur:

  • 72,6% e anijeve janë me njica
  • 23,9% janë anije me tërheqje (fundore ose pelagjike)

Investime në flotë dhe sfida për industrinë e peshkimit

Investimet në industrinë e peshkimit në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit, si rrjedhojë e kërkesës në rritje nga turizmi dhe eksportet. Megjithatë, faktorë si kostoja e operimit, mungesa e fuqisë punëtore dhe ndikimi sezonal kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit.

Burimi i të dhënave dhe rëndësia statistikore

Të dhënat mbi zënien e peshkut në Shqipëri për vitin 2024 janë mbështetur në informacionin administrativ të mbledhur nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Procesi i përpunimit dhe publikimit është kryer në përputhje me legjislacionin vendas dhe rregulloret përkatëse të Bashkimit Europian./monitor.al

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment