Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit: Çdo Valë Mbart Një Kujtim të Lashtë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje mahnitëse nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një nga thesaret më unike të trashëgimisë arkeologjike detare në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e përshkruan këtë park arkeologjik detar si një vend ku “çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë dhe çdo valë mbart histori”. Kjo pasuri arkeologjike nënujore në Durrës nuk është vetëm një destinacion turistik, por një mundësi për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm dhe zhytjen arkeologjike, duke ruajtur reliktet e lashta që dëshmojnë për historinë mijëravjeçare të qytetit.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë nënujore për brezat që do të vijnë.

Kryeministri publikon pamje nga parku arkeologjik nënujor i Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment