Plehu organik – “aibios”
Aiba është ferma e vetme në Shqipëri e cila riciklon të gjitha mbetjet e saj organike për të prodhuar pleh organic pulash. Plehu organik i kompanisë Aiba quhet “Aibios” dhe prodhohet me anë të nënshtrimit të glasës ndaj procesit aerobic për afër 20 ditë.
Description
AGROUSHQIM ORGANIK I PËRFITUAR NGA PËRZIERJE E PLEHUT TË KAFSHËVE
Agroushqimi organik me vlera të larta agronomike, përfituar nga teknologjia e përpunimit të plehut të kafshëve nëpërmjet metodës së biofermentimit aerobik natyral të kontrolluar me një shkallë të lartë humifikimi, është një pleh organik që u siguron kulturave bujqësore tre elementet kryesore të prodhimtarisë në formë organike (NPK). Këto karakteristika bëjnë të mundur shfrytëzimin gradual nga aparati rrënjor, përvetësimin maksimal të lëndëve ushqyese, dhe plotësimin e nevojave më të rëndësishme për ushqim të bimëve, duke rezultuar në rendimente të larta agronomike. Temperaturat e larta të arritura gjatë procesit të biofermentimit sigurojnë garancinë maksimale higjeno-sanitare duke bërë pasterizimin total të produktit. Përmbajtja me lëndë organike, azot, fosfor, kalium, kalcium, magnez dhe mikroelemente, i jep AGROUSHQIMIT ORGANIK AIBIOS vetitë ushqyese universale të pazëvendësueshme, të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të tokës.
Reviews
There are no reviews yet.