Vezet “AIBA”

Tabele

Category:

Description

Produkti përfundimtar i kompanisë Aiba është veza e pulave, për konsum njerëzor dhe përpunim në industri. Prodhimi i vezëve është një proces biologjik, që realizohet nëpërmjet mbarështimit të pulave për vezë, sigurimit të ushqimit, sigurimit të të gjitha kushteve të nevojshme teknike, në përputhje me racën, moshën, nivelin e prodhimtarisë, etj.

Veza AIBA ka avantazhin e një eksperience 20 vjecare në prodhimin dhe paketimin e vezëve.Kompania ndër vite eshte siguruar të mbyll të gjithë ciklin e saj të prodhimit:

– nga importimi i lëndëve të para organike dhe nga furnizues të certifikuar për cilësi
– prodhimi i ushqimit blegtoral në fabrikën e saj të ushqimit
– rritja e zogjve të vegjël 1 ditor
– prodhimi dhe paketimi i produktit me anë të sistemeve më inovative të automatizuara për të ofruar sigurinë dhe cilësinë maksimale të produktit.
– laborator i akredituar (in-house) për kontrollin e të gjithë zinxhirit për ngarkesë bakteriale të llojit të dëmshëm për njeriun (salmonella, e coli etj), për toksina, vlera nutricionale etj.