Fragen by Intermedica në Durrës është në kërkim të një tekniku laboratori të kualifikuar për t'u bashkuar me ekipin tonë profesionist. Nëse ke pasion për analizat laboratorike dhe dëshirë për të kontribuar në diagnozën e saktë të pacientëve, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat:
Kryerja e analizave laboratorike dhe testeve diagnostikuese.
Përdorimi i pajisjeve laboratorike të avancuara.
Mbledhja dhe përpunimi i mostrave të pacientëve.
Dokumentimi dhe interpretimi i rezultateve të testeve.
Sigurimi i saktësisë dhe cilësisë në të gjitha procedurat laboratorike.
Kërkesat:
Diplomë apo certifikatë në teknologji laboratorike.
Eksperiencë e mëparshme në punë laboratorike.
Njohuri të mira për teknikat dhe pajisjet laboratorike.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi.
Përkushtim ndaj cilësisë dhe saktësisë në punë.
Çfarë ofrojmë:
Pagë konkuruese dhe bonuse motivuese.
Ambient pune profesional dhe mbështetës.
Trajnime dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional.