“Shqipëria, e para në Europë për energjinë e rinovueshme me 99.3%”

Shqipëria ka arritur një rekord historik, duke u renditur në vendin e parë në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim, vendi ynë siguron 99.3% të energjisë nga burime të qëndrueshme, duke lënë pas edhe Norvegjinë, e cila renditet e dyta me 99.1%.

 

Shqipëria, lider për energjinë e gjelbër

Ky rezultat e bën Shqipërinë një shembull unik për energjinë e pastër në Europë, në një kohë kur mesatarja e Bashkimit Europian mbetet vetëm 42%. Krahasuar me vendet e tjera:

  • Danimarka – 88.6%
  • Luksemburgu – 87.4%
  • Portugalia – 78.6%

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me pothuajse 100% prodhim nga energjia e gjelbër, duke dëshmuar potencialin e lartë të burimeve hidrike dhe të investimeve në energjinë e qëndrueshme.

Një avantazh për sigurinë energjetike

Fakti që Shqipëria arrin 99.3% energji të rinovueshme e vendos vendin në një pozitë të favorshme strategjike, sidomos në një periudhë kur siguria energjetike dhe menaxhimi i burimeve natyrore janë ndër sfidat kryesore për Europën. Ky sukses e bën Shqipërinë jo vetëm lider rajonal, por edhe një aktor të rëndësishëm në tranzicionin drejt neutralitetit klimatik dhe reduktimit të varësisë nga burimet fosile./Shqiptarja

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment