Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit

Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, po e kthen këtë aks rrugor në një autostradë të kategorisë A, çka ka detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) të marrë masa për devijimin e qarkullimit, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Punimet në fazën e dytë: 50% e realizuar

ARRSH bëri të ditur se punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, pjesë e fazës së dytë të projektit, kanë përparuar ndjeshëm, duke arritur një realizim fizik prej 50%. Aktualisht, po punohet intensivisht për ndërtimin e shtresave asfaltikekrahun e majtë të aksit, në drejtimin Tiranë-Durrës.

Devijimi i trafikut pranë Mbikalimit të Rinasit

Për të mundësuar vijimin pa ndërprerje të punimeve, është realizuar një devijim i trafikut pranë mbikalimit të Rinasit, përmes një segmenti të ri të zgjeruar. Ky devijim është i pajisur me sinjalistikë të përkohshme, të vendosur sipas standardeve të sigurisë rrugore, duke orientuar dhe mbrojtur drejtuesit e automjeteve.

Faza e radhës: Ndërtimi në krahun e djathtë

Në vijim, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të segmentit, ku do të nisë ndërtimi i shtresave asfaltike. Projekti përfshin zgjerimin e trupit të rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra do të shërbejë si korsi emergjence. Në përfundim, superstrada Tiranë-Durrës do të ketë katër korsi për çdo drejtim, duke rritur ndjeshëm kapacitetin dhe sigurinë e saj.

Një aks strategjik për Shqipërinë

Superstrada Tiranë – Durrës shtrihet nga Mbikalimi i Kamzës deri tek Ura e Dajlanit, dhe është një nga arteriet kryesore të qarkullimit rrugor në Shqipëri. Ajo lidh dy qendrat më të mëdha urbane dhe ekonomike të vendit, si dhe shërben si nyje kyçe për korridoret Veri–Jug dhe Lindje–Perëndim, me rëndësi të lartë turistike, industriale dhe kulturore.

Comments

  • No comments yet.
  • Add a comment