Turizmi ne Durres gersheton ne menyre harmonike Turizmin Detar & Agroturizmin me Arkeologjine dhe Qyteterimin 3000vjecar antik!
Ҫfare te vizitosh ne Durres?
AMFITEATRI I DURRESIT
Vlerësohet si kolos inxhinierik e arkitektonik i kohës antike dhe vepër e mjeshtrave vendas. Ka trajtë elipsi me diametër 136m dhe lartësi rreth 20m. Është ndërtuar në fillim të shek. II të e.r., në kohën e perandorit romak Trajan (98-117).
KISHËZA E AMFITEATRIT
Jetëgjatësia e saj dëshmon për ndërhyrje të mëvonshme (shek. VI-VII-të), duke i zbukuruar të dy faqet, jugore e perëndimore, me panela mozaikësh mural, unikal. Ky mozaik i është kushtuar Shën Stefanit, martir i qytetit të Durrësit.
KALAJA E DURRËSIT - MURET RRETHUESE TË QYTETIT
Muret rrethuese që shihen sot, janë ndërtuar nga perandori bizantin Anastasi I (491-518) me origjinë nga Durrësi, pas dëmtimit që shkaktoi tërmeti katastrofik i vitit 345. Ai e mbrojti qytetin me tre radhë muresh prej tulle.
TORRA VENECIANE
Kulla rrethore (Torra), u ndërtua në shek. XV-të mbi kullën bizantine. Kjo dëshmohet nga prania e blloqeve nga rrethoja e mëparshme, e fragmenteve arkitektonike dhe e relieveve antike. Kulla ka diametrin 16m dhe lartësinë 9m.
MUZEU ARKEOLOGJIK
Ekspozita është organizuar në tre pavione sipas periudhave historike. Salla e parë fillon me vitrinën e gjetjeve prehistorike në qytet dhe në zonat përreth. Në rend kronologjik ndiqet pandërprerje historia e qytetit në periudhën arkaike.
PALLATI I MBRETIT “ ZOG I ”
Pallati mbretëror u ndërtua në vitin 1937. Ai u projektua në kuotën më të lartë të kodrave (98 m) dhe ka një pozicion mbizotërues në raport me qytetetin dhe detin. Nga ana arkitekturore përfaqëson stilin e ndërtimit (neo-klasik) i përdorur në fillim të shek. XX-të.